English

Ançeloti, ofertë për të trajnuar një kombëtare

Angli, 26 Janar NOA - Teknikut të Çelsit Karlo Ançeloti duket se po i jepet një mundësi për të trajnuar një ekip kombëtar në Botërorin Afrikë e Jugut 2010, në një moment jo të zakontë pasi ai është në pankinën e Çelsit.

Bëhet fjalë pikërisht për përfaqësuesen e Bregut të Fildishtë e cila u eliminua nga Kupa e Afrikës nga ekipi Algjerian dhe tekniku i saj Halilhodzic ka dhënë dorëheqjen.

Një situatë shumë e ngatërruar për momentin në ekipin e përfaqësueses së Bregut të Fildishtë ku tashmë ata janë pa një trajner.

Duke parë që tani jemi pranë fillimit të kampionatit botëror çdo trajner do të kishte kënaqësi të trajnonte një kombëtare tashmë të kualifikuar në këtë eveniment.

Në merkaton e verës Ançeloti kishte shfaqur një interes për marrjen e këtij posti por çdo gjë përfundoi me kalimin e tij tek Çelsi.

Tashmë kemi një rikthim të emrit të tij në pankinë edhe pse momenti nuk është i përshtatshëm ai mund ta pranojë këtë ofertë ku në këtë ekip do të gjejë dhe futbollistin të cilin e ka dhe në rradhët e Çelsit, Didier Drogba.

r.b/NOA

KOMENTE