English

Çelet Forumi anti-Davos

Porto Alegre, 26 Janar NOA - Në qytetin brazilianojugor, Porto Alegre, është hapur "Forumi Social Botëror". Takimi, që zgjat deri ditën e premte, e quan veten takim kundër forumit botëror ekonomik, të Davosit.

Këtë vit forumi social nuk është organizuar më nga një qendër, por shumë ende marrin pjesë me aksione të ndryshme.

Sindikalistë, përfaqësues të kishës, kundërshtarë të globalizimit dhe politikanë kërkojnë të bëjnë bilancin e punës së tyre dekadën e kaluar dhe të diskutojnë si në forumet e kaluara, për alternativat kundër projekteve neoliberale të shoqërisë.

"Forumi Social Botëror" është krijuar në vitin 2001 në Porto Alegre. Këtë vit në të marrin pjesë 20 mijë vetë. /dw/

KOMENTE