English

Delegacioni, Meta: Topalli zbatoi kompetencat e saj, PS të mos e fajësojë

Tiranë, 26 janar NOA - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta e ka quajtur të papërgjegjshme përpjekjen e disa pëërfaqësuesve të Partisë Socialiste që sipas tij po dëmtojnë imazhin e vendit.

"Kryetarja e Parlamentit nuk ka bërë gjë tjetër përveçse ka zbatuar kompetencat e saj. Fakti që u konfirmuan sot në mënyrë krejtësisht normale kredencialet e përfaqësuesve të Parlamentit Shqiptar, tregon qartazi se çdo gjë po ecën normalisht, përveç anormalitetit që ka të bëjë me bojkotin, për të cilin vetë lidershipi i Partisë Socialiste është përgjegjës" tha Meta.

Më tej ministri Meta tha se opozita nuk mund të fajësojë as Kryetaren e Parlamentit, nuk mund të fajësojë as mazhorancën për një problem që e kanë krijuar vetë ata, sepse nuk kanë bërë betimin dhe nuk duan të shkojnë në Strazburg. Atëherë, çfarë faji ka Kryetarja e Parlamentit, kur nuk u ka mohuar të drejtën për t'u përfaqësuar më parë në Starzburg? "Ata vetë nuk duan të përfaqësohen dhe pastaj kërkojnë të zgjidhet një problem që nuk ka asnjë lidhje as me respektimin e atyre parimeve me të cilat funksionon Këshilli i Evropës dhe Asambleja e Parlamentare dhe as atyre parimeve me të cilat funksionon Parlamenti Shqiptar. Çfarë shkelje ka bërë Kryetarja e Kuvendit, a mund të më thoni ju? Asnjë. Absolutisht asnjë! Në qoftë se ata kanë probleme të tyre personale, se përse një përfaqësues i tyre është raporter i Këshillit të Evropës, Asamblesë Parlamentare për vende të tjera, ky është problem i tyre personal që duhet t'a zgjidhin me njëri-tjetrin" deklaroi me tej Meta.

k.k/NOA

KOMENTE