Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Diplomacia e ushtrisë ruse
English

Diplomacia e ushtrisë ruse

Kur kryeministri rus, Vladimir Putin, formalisht e angazhoi Qeverinë franceze në bisedime për luftanijen "Mistral", ai tha se Rusia do ta përdorte anijen "kurdoherë që duhet"

Nga Ahto Lobjakas

Ish-vendet satelite sovjetike në Detin Baltik dhe Detin e Zi kanë reaguar të alarmuara ndaj përpjekjeve të Rusisë për të blerë luftanije dhe teknologji të lartë ushtarake nga Franca dhe vendet tjera të Evropës Perëndimore.

Megjithëse ekspertët e përjashtojnë mundësinë e ndonjë kërcënimi ushtarak të Rusisë, vendet baltike dhe Gjeorgjia ndihen të cenueshme, sidomos pas invazionit rus në Gjeorgji, në gusht, 2008. Mundësia për shitjen e armëve perëndimore Rusisë, e ka vënë solidaritetin e NATO-s në sprovë serioze.

Sipas ekspertëve, Moska u është afruar të paktën gjashtë shteteve të Evropës Perëndimore, në përpjekje për të siguruar armatim të sofistikuar ushtarak. Deri tash, në listën kontroverse të blerjeve të Rusisë është anija franceze e klasit "Mistral", anije e gjatë 200 metra për operacione detare. Pol Holtom, drejtor i programit për transferimin e armëve në Institutin Ndërkombëtar të Paqes në Suedi, i tha Radios Evropa e Lirë se anija mund të përdoret në mënyra të ndryshme. "Zëdhënësi i agjencisë eksportuese në Ministrinë e Mbrojtjes të Francës e ka përshkruar klasin ‘Mistral' si ‘thikë të ushtrisë zvicerane', duke sugjeruar se mund të përdoret për një numër qëllimesh, sepse mund të mbajë helikopterë, forca tokësore, spitale dhe refugjatë",tha Holtom. Anija e klasit "Mistral" është në gjendje të mbajë 900 trupa, 35 helikopterë, 4 zbarkues dhe 70 automjete tokësore, përfshirë 13 tanke. Franca aktualisht ka dy luftanije të llojit "Mistral". Holtom tha se anijet, deri tash, i kanë mbështetur fushatat paqeruajtëse dhe kanë shërbyer si qendra komanduese dhe kontrolluese në operacionet kundër trafikantëve të drogës. Ato janë dëshmuar veçanërisht të dobishme në krizat humanitare, duke asistuar në largimin e shtetasve francezë nga Libani, gjatë konfliktit të vitit 2006 me Izraelin, si dhe dërgimin e ndihmave për të mbijetuarit nga cikloni në Birmani, në vitin 2008. Në shtator, 2009, admirali Vladimir Visocki, komandant i marinës ruse, tha se gjatë luftës me Gjeorgjinë në vitin 2008, prania e luftanijeve të klasit "Mistral" do t'i mundësonte Flotës së Detit të Zi të realizojë për 40 minuta atë që e bëri për 26 orë. Gjeorgjia është vendi që ka reaguar më fuqimisht. Ministri i Jashtëm, Grigol Vashadze, i tha Institutit për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Paris se Tbilisi është "tmerrësisht i brengosur" nga interesimi i Moskës për të blerë luftanijen franceze. Të shqetësuar janë edhe aleatët baltikë të NATO-s, raportet e të cilëve me Moskën mbeten të shtrënguara. Kur kryeministri rus, Vladimir Putin, formalisht e angazhoi Qeverinë franceze në bisedime për luftanijen "Mistral", ai tha se Rusia do ta përdorte anijen "kurdoherë që duhet". Estonia dhe Letonia kanë paralajmëruar se prania e anijeve "Mistral" në Detin Baltik mund ta prishë "baraspeshën e fuqisë" në rajon dhe të çojë drejt kundërmasave. Të dyja qeveritë i kanë kërkuar Francës që të mos i shesë anijen Rusisë dhe privatisht i kanë apeluar Uashingtonit që të ndërhyjë. Xhonatan Ejall, drejtor i Studimeve Ndërkombëtare të Sigurisë nga Londra, i tha Radios Evropa e Lirë se beson që "as Rusia e as NATO-ja nuk janë të interesuara për garë të armatimit". Megjithatë, tha Ejall, gatishmëria e Francës dhe e disa vendeve të tjera evropiane për të konsideruar shitjen e armëve Rusisë, mund të ngrejë pyetjen fundamentale për kufijtë e solidaritetit të NATO-s. "Është një debat shumë serioz, i cili tash po zhvillohet brenda NATO-s, për atë se çfarë në fakt nënkupton zgjerimi i aleancës dhe sa e gatshme është aleanca në tërësi për ta mbrojtur integritetin territorial të vendeve anëtare. Kjo është pjesë e një debati të madh që po zhvillohet lidhur me konceptin e strategjisë së re të NATO-s", tha Ejall. Tri vendet baltike dhe Polonia duan që NATO-ja ta shohë Rusinë si kërcënim potencial. Franca dhe Gjermania e kryesojnë taborin e kundërt dhe thonë se kjo mund të shihet si provokim kundërproduktiv. Olga Oliker, nga Instituti Amerikan RAND, tha se shqetësimet e vendeve baltike janë "të kuptueshme, por nuk janë shumë të bazuara mbi realitetin". Oliker i tha Radios Evropa e Lirë se Rusia nuk ka as dëshirë dhe as mjete që të ndërmarrë agresion kundër aleatëve të NATO-s. "Çdo rritje e kapaciteteve do ta bënte Rusinë shumë më të aftë, por është çështje tjetër se çka do të bënte. Është tjetër pyetje nëse rritja e aftësisë do të përbënte kërcënim real për shtetet baltike. Blerja e helikopter-mbajtësve ‘Mistral' nuk do të duhej t'i shqetësojë shtetet baltike", tha Oliker. /rfe/

KOMENTE