Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
FSHF, furtunë në futboll
English

FSHF, furtunë në futboll

Ndëshkohet Muka dhe Tafaj për dhunë fizike, Halili se fyeu FSHF dhe Kuli e Çipi për xheste ofenduese

Tiranë, 26 Janar NOA - Lojtari i KF "Tirana" Devis Muka për goditje të kundërshtarit dënohet me tetë ndeshje pezullim dhe 100.000 lekë gjobë.

3. Trajneri i K.F. "Tirana", Alban Tafaj, për goditje me grusht të lojtarit kundërshtar, dënohet me një vit pezullim nga aktiviteti.

4. KF "Tirana" për mosmarrje te masave te mjaftueshme te sigurisë dhe

organizimit te ndeshjes, dënohet me zhvillimin e katër ndeshjeve pa praninë e shikuesve dhe 300.000 leke gjobë.

5. Drejtuesi i KF "Tirana", Refik Halili, për deklarata ne media te cilat kane cenuar

personalitetin e zyrtareve te FSHF, dënohet me 50.000 lekë gjobë.

6. Lojtari i KF "Dinamo", Bekim Kuli, për xheste fyese dhe provokuese ndaj

kundërshtarit, dënohet me dy ndeshje pezullim dhe 30.000 lekë gjobë.

7. Zyrtari i KF "Flamurtari", Geri Çipi, për xheste te dhunshme ndaj arbitrit kryesor,

dënohet me gjashtë muaj pezullim nga aktiviteti dhe 50.000 lekë gjobë.

8. KF "Flamurtari", për hyrje ne fushën e lojës te personave zyrtare te klubit pa

lejen e arbitrit dhe ne shkelje te rregullave te organizimit te ndeshjes, dënohet me zhvillimin e dy ndeshjeve pa praninë e shikuesve dhe 100.000 lekë gjobë.

***

Në mbledhjen e sotme gjithashtu u vendos pranimi i kërkesës së dhjetë lojtërave të Skraparit që të braktisin klubin e tyre.

Ata janë:

1. Redi Harka

2. Skender Pashako

3. Elton Veleshnja

4. Blendi Bahuli

5. Florian Peqini

6. Bledian Ceka

7. Andi Lame

8. Aulent Guri

9. Loren Omuri

10. Blerim Allbani

Komisioni vendosi deklarimin te zgjidhur te kontratave të këtyre lojtarëve me KF "Skrapari", e lënien e tyre lojtare te lire ne baze te neneve 13 e vijues te Rregullores te Statusit dhe Transferimit te lojtarit te futbollit, për shkak te mospërmbushjes se detyrimeve kontraktore nga ana e klubit.

***

Sakaq, për kërkesën ankimore te KF "Besa", Komisioni i Disiplinës do të marrë

vendim ne mbledhjen e ardhshme te tij me date 28/01/2010 ora 18.00, pasi te

ketë grumbulluar te gjitha materialet përkatëse te nevojshme dhe te ketë dëgjuar

të gjitha palët pjesëmarrëse në ndeshjen "Flamurtari" - "Besa".

r.b/NOA

KOMENTE