Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjendet një çift i vdekur brenda një makine, nuk kishin asnjë shenjë dhune në trup
English

Gjendet një çift i vdekur brenda një makine, nuk kishin asnjë shenjë dhune në trup

Tiranë, 26 janar, NOA - Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Tiranës ku një çift është gjendur i vdekur brenda mjediseve të një makine.

Lajmi konfirmohet paraprakisht nga burimet policore për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave çifti është asfiksuar gati 4 orë më parë dhe se viktima e parë është identifikuar përmes patentës së tij si Luan Elezi, 58 vjeç.

Ndërsa viktima tjetër mësohet të jetë një grua e moshës rreth 50-vjeç dhe se makina ku ajo ka ndërruar jetë së bashku me të lartpërmendurin ndodhej në një nga garazhet pranë ish-Uzinës "Dinamo" në Tiranë.

Bëhet me dijeni gjithashtu se trupat e të dy viktimave janë çuar në morgun e QSUT-së, ku ekspertët mjeko-ligjorë janë duke bërë aktualisht autopsinë për të kuptuar më qartë se nga se mund të jetë shkaktuar vdekja e tyre.

Policia pohon paraprakisht se në trupin e viktimave, të paktën sipas konstatimeve të para, nuk u gjendën as plagë dhe as gjurmë të tjera që mund të vërtetonin një vrasje të mundshme të tyre.

Por gjithsesi, ekspertët mjeko-ligjorë dhe grupi hetimor përkatës që ka mbërritur në vendngjarje po heton mbi të gjitha rrethanat për të dhënë më vonë një pistë të mundshme mbi atë që ka shkaktuar vërtet vdekjen e dy personave brenda në makinë.

n.e/NOA

KOMENTE