English

Mbante hashash në makinë, arrestohet 21-vjeçari

Durrës, 26 janar NOA - Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia pasi posedonte në makinë një sasi hashashi.

Policia e Durrësit deklaroi sot se Ferit Turullai, 21-vjeç lindur e banues në lagjen "Lugina" Shijak, është kapur dje pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Polo me targa BA440GC që drejtohej prej tij u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale të vendosura në 9 qese plasmasi farmaceutike, 27,95 gramë lëndë e dyshuar si narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Materialet për veprën penale të "prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike" në ngarkim të 21-vjeçarit kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Durrës.

k.k/NOA

KOMENTE