Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nënë Tereza , festime ballkanike
English

"Nënë Tereza", festime ballkanike

Edhe për 100 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, ballkanasit duket se nuk e kanë të lehtë të gjejnë gjuhën e tyre. Por, ndërsa në Tiranë është miratuar ngritja e një komisioni qeveritar për monumentin e saj; në Maqedoni po mendohet përmes kundërshtish një program i tërë aktivitetesh.

Nga Milena Selimi

Për "Nënë Terezën" duket se "problemet" më të mëdha po fillojnë pas vdekjes. Tre vende, me të cilat lidhet origjina dhe vendbanimi i saj i hershëm, tashmë po garojnë për të bërë aktivitete kushtuar murgeshës shenjtore katolike. Më 26 gusht bëhet 100 vjetori i lindjes së saj dhe Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia janë vendosur në start se kush do ta nderojë më shumë. Në Tiranë është miratuar ngritja e një komisioni qeveritar i kryesuar nga Nikollë Lesi; ndërsa në Maqedoni Parlamenti dhe Ministria e Kulturës e Maqedonisë kanë miratuar një program aktivitetesh për festimin e 100-vjetorit të lindjes së saj. Në këtë të fundit, lëvizja shqiptare "Zgjohu" , organizata që mbrojti shtëpinë e saj nga tjetërsimi, ka propozuar një seri aktivitetesh që do jenë paralel me aktivitetin e organizuar nga shteti maqedon.

Duket, se shpirti i Nënë Terezës do i ndjekë të gjithë këto përgatitje me thënien e saj lapidar: "Nga gjaku jam shqiptare, nga shtetësia indiane, nga besimi jam katolike, por për të gjithë ata që kërkojnë ndihmën time, i përkas gjithë botës", e cila do jetë përgjatë gjithë vitit në billborde në qytete të ndryshme të Maqedonisë.

Ndërsa, momenti ku do të piqen të gjitha grupet do jetë një koncert i madh filarmonik me instrumentistë nga Filarmonitë e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë, ku besohet se soliste do të jetë Inva Mula, e që pritet të jetë një tjetër aktivitet i madh në kujtim të Nënë Terezës, ndërkohë që mendohet të realizohet edhe prezantimi i një filmi të shkurtër dokumentar mbi jetën e saj në të gjitha vendet.

Duhet të kujtojmë se pala maqedonase ka qenë pak provokative në lidhje me origjinën e shenjtores së madhe, ndërsa Zgjohu, ka qenë organizata, që i është kundërvënë ashpër. Në këtë kuadër, ajo ka menduar edhe planifikuar edhe realizimin e një kënge të lehtë moderne për Nënë Terezën, me kompozim të "Virus" dhe "Elita 5", dhe të kënduar nga shumë artistë shqiptarë nga Maqedonia, si dhe incizimin e një spoti modern. Nga ana tjetër, botimi i biografisë në gjuhën maqedonase, "Nëna jonë Terezë", nga autori Don Lush Gjergji, shihet si një element kundërvënie për t'iu kundërvënë pretendimeve mbi origjinën e saj jo shqiptare. Në këtë kuadër mendohet edhe vendosja e një busti të bamirëses në parkun e Komunës Çair në qytetin e Shkupit si edhe riemërtimi i parkut "Nëna Terezë".

Por, ndërsa në Shqipëri, projekti ka marrë miratimin e qeverisë dhe do mbështetet prej tij, nga ana e Maqedonisë ka ende probleme. Përfaqësuesit e Lëvizjes "Zgjohu" i janë drejtuar zv/kryeministrit me origjinë shqiptare Abdylaqim Ademi për të kërkuar përkrahje prej tij. "Në parim ai u pajtua me të gjitha aktivitet tona dhe shprehu gatishmëri për të mbështetur projektin, por mbetet të qartësohen mbështetjet financiare", ka thënë zëdhënësi i "Zgjohu".

Larg tyre, duhet të kujtojmë një fakt, që është i pamohueshëm se maqedonët u munduan së fundi që të ndërtojnë një kishë ortodokse në vendin ku ishte pllaka që identifikonte shtëpinë e saj, ndërsa Shqipëria e origjinës, e abandonoi për vite me radhë në kohën e socializmit.

m.s/NOA

KOMENTE