Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia: Vajza që vrau sot nënën e saj, vuante nga depresioni
English

Policia: Vajza që vrau sot nënën e saj, vuante nga depresioni

Pogradec, 26 janar, NOA Update - Vajza 29-vjeçare e cila vrau nënën e saj mëngjesin e sotëm në qytetin e Pogradecit, mësohet se vuante nga depresioni. Një fakt të tillë e kanë konfirmuar në mënyrë paraprake burimet policore, të cilët tashmë ndodhen në vendngjarje dhe janë duke shqyrtuar të gjitha rrethanat ku ndodhi krimi i rëndë në familje. Ndër të tjera, po të njëjtat burime shtojnë se vajza në fjalë në fakt ka qenë e adoptuar prej nënës së saj, ndaj së cilës kreu edhe krimin makabër pas një konflikti në mjesidet e shtëpisë.

Tashmë policia është duke e marrë në pyetje vajzën e cila kreu krimin, pasi e ka shoqëruar atë në mjediset e komisariatit duke e konstatuar të largohej nga vendngjarja.

Të tjera rezultate priten nga hetimet e policisë dhe grupi hetimor i ngritur posaçërisht për të marrë në shqyrtim ngjarjen tepër të rëndë e cila tronditi mëngjesin e sotëm gjithë qytetin e Pogradecit.

n.e/NOA

KOMENTE