Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS, Kodheli: Topalli po bën Shqipërinë gazin e botës, i treguam KE-së shkeljet e saj
English

PS, Kodheli: Topalli po bën Shqipërinë gazin e botës, i treguam KE-së shkeljet e saj

Tiranë, 26 janar NOA - Deputetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli ka reaguar sot në lidhje me deklaratën e Kryetares së Parlamentit e cila akuzoi opozitën se po kryen atentat të qëllimshëm ndaj imazhit të Shqipërisë.

Sipas Kodhelit, Kryetarja e Kuvendit, është ajo që po e bën Shqipërinë gazin e botës, duke mos respektuar dhe duke shkelur të gjitha të drejtat që i takojnë opozitës, jo vetëm brenda vendit, por edhe në përfaqësimin e saj jashtë.

"Ky është një turp që duhet të marrë fund, sepse koston e këtyre veprimeve i paguajnë shqiptarët dhe imazhi i vendit tonë. Letra është në dispozicionin tuaj" tha Kodheli duke u shprehur se ndryshe nga Jozefina Topalli, që tund letra përpara kamerave, por nuk guxon t'i lexojë ato, opozita është transparentë.

Deputetja socialiste ka lexuar sot para gazetarëve letrën që Partia Socialiste i ka dërguar Këshillit të Evropës, ku sipas saj nuk kërkohet asgjë më tepër sesa zbatimin e përpiktë të rregullores që Topalli e shkel me të dy këmbët.

"Sipas rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, neni 7, pika 3, Kryetarja e Kuvendit emëron anëtarët e delegacioneve në bazë të konsultimeve me kryetarët e grupeve parlamentare dhe përfaqësimi duhet të reflektojë përbërjen e Parlamentit. Në rast mosmarrëveshjesh duhet të votohet në Kuvend. Emërimi është bërë në mënyrë arbitrare jo vetëm se nuk është respektuar rregullorja, por dhe vendet që i takojnë opozitës janë reduktuar vetëm në një. Opozita e drejtuar nga socialistet ka pasur dy anëtarë në delegacionet e mëparshme megjithëse ka pasur më pak vende në krahasim me vendet që ka sot. E njëjta gjë ka ndodhur me anëtarët zëvendësues, të cilët janë emëruar pa u konsultuar me autoritetet e grupit parlamentar socialist. Ky akt dhunon gjithashtu Nenin 6 - Kredencialet - të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës" thuhej në letrën që Kodheli deklaroi se i ka dërguar KE-së.

k.k/NOA

KOMENTE