Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vrasje mes dy tregtarësh, arrestohet i dyshuari
English

Vrasje mes dy tregtarësh, arrestohet i dyshuari

Lushnje, 26 janar NOA Update - Masakrohet me thikë një tregtar në Lushnje, policia arreston autorin e dyshuar të krimit.

Ngjarja ndodhi sot pas mesdite në qytetin e Lushnjes kur tregtari Artan Murati dyshohet të jetë qëlluar me thikë nga shitësi ambulant Mustafa Lame.

Murati posedonte një minimarket në qytetin e Lushnjes dhe sot ndodhej në subjektin e tij kur mes tij dhe tregtarit ambulant i cili sipas policisë ishte Mustafa Lame ka nisur një sherr për motive të dobëta.

Pas fjalëve fyese të ndërsjella, Lame ka nxjerrë një thikë dhe ka goditur disa herë tregtarin duke e lënë të vdekur në vend.

Policia e Lushnjes e sinjalizuar për ngjarjen, tha se ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të zbuluar shkaqet dhe autorin e krimit.

Burime nga policia thanë se pas hetimeve të para u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar i cili rezulton të jetë Mustafa Lame.

Ndërkohë të njëjtat burime thanë se po vazhdojnë hetimet për të zbardhur me saktësi shkaqet e këtij ekzekutimi.

Për tregtarin ka qenë e kotë ndërhyrja mjekësore pasi ai ndërroi jetë vetëm pak minuta pasi u godit me thikë.

k.k/NOA

KOMENTE