Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Belgët trajnojnë 24 oficerë shqiptarë mbi luftën e antikrimit ekonomik-financiar
English

Belgët trajnojnë 24 oficerë shqiptarë mbi luftën e antikrimit ekonomik-financiar

Tiranë, 27 janar NOA - Ekspertët blegë të luftës kundër krimi ekonomik-financiar trajnojnë 24 oficerë të policisë shqiptare.

Në zbatim të Planit të Veprimit "Për bashkëpunimin policor" midis Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Policisë Federale të Mbretërisë së Belgjikës, në datat 26-27.01.2010, në ambientet e Qendrës së Formimit Policor u zhvillua një Seminar Trajnues Intensiv me temë "Lufta Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar.

Në këtë seminar, që u mbështet financiarisht nga programi TAIEX i Komisionit Evropian, morën pjesë 24 oficerë të policisë shqiptare që punojnë në strukturat e hetimit të krimit financiar, të cilët shkëmbyen me ekspertët belgë përvojat më të mira të hetimit të krimit financiar në Shqipëri.

Gjatë këtij seminari dyditor, ekspertët e policisë belge kanë trajtuar çështje të bashkëpunimit evropian dhe ndërkombëtar në fushën e hetimit të krimit financiar dhe shkëmbimit të informacionit policor.

Gjithashtu ata paraqitën edhe eksperienca të rasteve konkrete të hetimeve të mashtrimeve financiare, evazionit fiskal, konfiskimit të aseteve kriminale dhe pastrimit të parave.

Në përfundim të trajnimit oficerët e policisë shqiptare u pajisën më çertifikata kualifikimi.

k.k/NOA

KOMENTE