Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Kërkesa antishqiptare, PS tentoi përjashtimin tonë nga Këshilli i Evropës
English

Berisha: Kërkesa antishqiptare, PS tentoi përjashtimin tonë nga Këshilli i Evropës

Tiranë, 27 janar, NOA - Qëndrimi i udhëheqjes së Partisë Socialiste duke i shkruar letër Këshillit të Evropës se "... sfidon kredencialet e një anëtari dhe delegacionit shqiptar" në këtë organizëm, përbën një akt të paprecedent në historinë e Këshillit të Evropës.

Kështu e ka vlerësuar qëndrimin e mbajtur nga partia më e madhe opozitare ndaj çështjes së pranisë së Shqipërisë në KiE, kryeministri Berisha gjatë një fjale që po mban aktualisht në hapjen e mbledhjes së qeverisë.

"Partia Socialiste kërkoi në të vërtetë përjashtimin de facto të vendit pas 15 vitesh anëtarësi në Këshillin e Evropës. Kjo përbën kërkesën më antishqiptare dhe antidemokratike të formuluar gjatë këtyre 15 viteve ndaj Shqipërisë", tha Berisha.

Sipas tij, kjo kërkesë nuk u formulua nga grupe marksiste-leniniste, guerrilas apo grupe terroriste, por e formuloi udhëheqja e partisë kryesore opozitare.

Duke zbardhur të vërtetën e asaj që ndodhi në Këshillin e Evropës, kryeministri tha më tej se zgjedhja e deputetit socialist Kastriot Islami në delegacionin shqiptar, nuk u bë për diversion ndaj Partisë Socialiste, por se ai është anëtar i Kryesisë së saj dhe se i vetmi anëtar i saj që kishte kredenciale në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

"Delegacioni i parlamentit shqiptar i dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit, do të duhej të merrte kredenciale si për çdo delegacion që del nga zgjedhjet e përgjithshme dhe në përputhje të plotë me rregullat, Kuvendi dërgoi përbërjen e tij. Por meqë opozita nuk ishte në parlament, i vetmi person që mund të dërgohej në delegacion, ishte Kastriot Islami, sepse ai kishte në fuqi të plotë kredencialet e qenies së tij si anëtar i Këshillit të Evropës dhe natyrisht që i takonte Asamblesë ripërtëritja e tij, por ai i kishte dyert e hapura se kishte mandatin e saj", sqaroi situatën e krijuar kryeministri Berisha.

n.e/NOA

KOMENTE