Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
FMN: Ekonomia globale pas krizës po rimëkëmbet më shpejt sesa mendohej
English

FMN: Ekonomia globale pas krizës po rimëkëmbet më shpejt sesa mendohej

Uashington, 27 janar, NOA - Pas dy vitesh krize, të cilat u shoqëruan me një rënie drastike të treguesve ekonomikë në mbarë botën, ekonomia globale duket se po rimëkëmbet më mirë nga sa kishin parashikuar ekspertët.

Një fakt i tillë është bërë me dijeni në një raport të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, sipas të cilit këtë vit për gjithë botën në kompleks parashikohet një rritje globale në nivelin prej 3.9 %.

Kjo sipas ekspertëve, është e barabartë me 0.8% më shumë nga rënia që u shënua gjatë vitit të kaluar. "Sidoqoftë, nevojiten stimuj për të përkrahur rritjen ekonomike në mbarë botën", thuhet më tej në raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Nga ana tjetër, rritjen me ritme të përshpejtuara ekonomike pas krizës që mbërtheu botën dy vitet e fundit e ka parashikuar edhe Banka Botërore në një raport të saj të fundit.

Edhe vetë kreu i Bankës Qendrore Evropiane, Jean Claude Trichet, është shprehur optimist në deklarimet e tij të fundit për mediat evropiane mbi daljen nga recesioni me ritme më të shpejta nga sa mendohej të vendeve të botës.

n.e/NOA

KOMENTE