Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri: Mesazhet, zyrtarët e BE kundër bojkotit të socialistëve shqiptarë
English

Kryeministri: Mesazhet, zyrtarët e BE kundër bojkotit të socialistëve shqiptarë

"Regjistrimi i etnive e fesë, i drejtë"

Berisha: PS tentoi përjashtimin tonë nga KE

"Zyrtarët e BE kundër bojkotit të PS

Tiranë, 27 janar, NOA Update - E majta në Shqipëri po dobësohet gjithmonë e më shumë nga ndërrimi i kryetarëve dhe bojkoti i shpallur së fundmi prej saj ndaj institucioneve.

Një fakt të tillë kryeministri Berisha gjatë fjalës që po mban në mbledhjen e qeverisë ku tha se këtë e kanë pohuar vetë përfaqësues të lartë evropianë në Bashkimin Evropian.

"Bojkoti është një veprim i rrezikshëm dhe kontradiktor e nuk ju lë të bëheni pjesë e delegacioneve përfaqësuese të vendit tuaj", tha Berisha se ka pohuar përfaqësuesi polak.

"Ju i keni ndryshuar shpesh kryetarët dhe e majta sa po vjen dhe po bëhet edhe më e copëzuar", shtoi ai më pas që të ketë pohuar ky zyrtar i lartë.

Nga ana tjetër, ai citoi edhe deklaratat që sipas tij ka bërë një përfaqësues i Britanisë së Madhe duke thënë se "bojkoti nuk është mënyra me të cilën mund të punohet në Evropë".

Më tej, Berisha tha se zyrtarët e Këshillit të Evropës në tërësi kanë pohuar se "Rama është kontradiktor kur thotë se njeh rezultatin, por nuk futet në parlament".

Sipas kryeministrit Berisha, janë gjithmonë e më të pakët mbështetësit e revolucionit permanent, i cili proklamon se i njeh zgjedhjet, por jo institucionet.

"Mos përdorni bojkotin për të dhunuar rregullat e lojës, por futuni sa më parë në parlament", ka qenë thirrja e Berishës drejtuar deputetëve socialistë.

n.e/NOA

Lexoni më shumë:

"Regjistrimi i etnive e fesë, i drejtë"

Berisha: PS tentoi përjashtimin tonë nga KE

"Zyrtarët e BE kundër bojkotit të PS

KOMENTE