English

Kufiri, PDU: Mbështesim vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Tiranë, 27 Janar NOA - Partia Drejtësi dhe Unitet deklaroi sot se përshëndet dhe mbështet vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese për nulifikimin e marrëveshjes me Greqinë për ndarjen e ujërave territoriale dhe të shefit kontinental.

Partia Drejtësi dhe Unitet thekson se ishte një ndër forcat e para politike në vend që shprehu rezervat dhe shqetësimin e saj në lidhje me këtë marrëveshje dhe që deklaroi se nuk do ta votonte atë në Kuvend.

"Vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese na dha të drejtë në vendosmërinë që kishim kundër kësaj marrëveshjeje. Për më tepër, ky vendim tregoi se në Shqipëri funksionon shteti ligjor, e për këtë arsye ne e përshëndesim dhe e mbështesim fuqimisht këtë vendim", deklaroi zyra e shtypit të PDU.

e.r/NOA

KOMENTE