Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Kufiri, vendimi i Kushtetueses nuk do ndikojë në lidhjet me Greqinë
English

Meta: Kufiri, vendimi i Kushtetueses nuk do ndikojë në lidhjet me Greqinë

PS: Kushtetuesja "kapi mat" Berishën

Tiranë, 27 Janar NOA - Zëvendëskryeministri Ilir Meta, njëkohësisht ministër i Jashtëm, tha sot pak minuta para nisjes për në Londër se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar marrëveshjen e kufirit detar Shqipëri-Greqi, nuk duhet dhe nuk do të ndikojë në lidhjet mes dy vendeve.

"Ne do të respektojmë vendimin e gjykatës sepse kjo vjen nga respekti i qeverisë për institucionet e drejtësisë në vend, pavarësisht argumenteve që ne kemi për marrëveshjen", - deklaroi z.Meta, duke komentuar vendimin e Kushtetueses.

"Ne do të analizojmë me kujdes, - paralajmëroi Meta, - çdo argumentim që Gjykata Kushtetuese ka bërë për vendimin e dhënë.

Kurse në përfundim të qëndrimit tha se "pavarësisht nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, marrëdhëniet Shqipëri- Greqi janë marrëdhënie që do të ecin përpara".

e.r/NOA

Lexoni reagimin e PS: PS: Kushtetuesja "kapi mat" Berishën

KOMENTE