Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Moratoriumi për skafet, plas sherri mes deputetëve të mazhorancës
English

Moratoriumi për skafet, plas sherri mes deputetëve të mazhorancës

Tiranë, 27 Janar NOA - Deputetët e Partisë Demokratike janë ndarë më dysh sa i përket Moratoriumit antiskaf që kryeministri Berisha vendosi me qeverinë e tij që të shtyhet edhe për tre vjet të tjerë.

Në Komisionin Parlamentar të Sigurisë, moratoriumi i skafeve ka përfshirë në një debat deputetët e mazhorancës dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Brendshme.

Deputeti Paulin Sterkaj dhe deputeti tjetër Flamur Hoxha, e konsideroi absurd vendimin e qeverisë për të ndalur mjetet motorike me fuqi të ulët duke konsideruar se kjo është një mënyrë e mirë për të vrarë turizmin.

Deputetët demokratë ilustruan me skuterët, motorë deti dhe gomonet e vogla duke vlerësuar se ato janë mundësi për të zhvilluar turizmin dhe lojërat e ujit.

Por pretendimi i tyre u kundërshtua nga përfaqësuesit e Ministrisë së Brendshme. Ata thanë se ndalimi i këtyre mjeteve sportive ujore u bë pasi fuqia motorike e tyre është parë nga ekspertët si mundësi për trafikim të lëndëve narkotike. Në fund të debatit, mazhoranca e ka gjetur gjuhën e përbashkët sepse me shumicë votash Komisioni i Sigurisë vendosi që gjatë seancës së ardhshme plenare të diskutohen kundërshtitë e hasura në diskutimin e projektit.

Kështu u vendos që të merren nën shqyrtim pikërisht mjetet me fuqi të vogël motorike për të parë nëse ato mund të mos përfshihen në ligjin që pritet të kalojë për votim në Parlament.

Deputetët, pranuan se "ligjërisht, Moratoriumi është një masë që ka dhënë efekte pozitive gjatë tre viteve të kaluara në fazën e parë, në luftën kundër trafiqeve ilegale dhe lëndëve narkotike".

Qeveria "Berisha" dërgoi moratoriumin që të shtyhet edhe për tre vjet të tjera, në përpjekje për t'i hequr shanset Bashkimit Evropian për të reduktuar mundësit e e liberalizimit të vizave.

Zërat kundër moratoriumit nuk kanë reshtur edhe brenda mazhorancës aktuale. Arkeologu Neritan Ceka, aktualisht këshilltar i kryeministrit, shumë herë ka ngritur zërin për të kundërshtuar moratoriumin, por së fundi është tërhequr nga kërkesa e bërë publikisht, pasi gjendet në piramidën qeveritare.

e.r/NOA

KOMENTE