English

Zonat e përmbytura, futen në skemën e ndihmës ekonomike 936 familje

Tiranë, 27 janar NOA - Inspektorët e Shërbimit Social Shtetëror kanë tashmë gati numrin përfundimtar të familjeve në komunat e përmbytura të qarkut të Shkodrës të cilët do të përfitojnë ndihmë ekonomike.

Sipas nëndrejtorit të Shërbimit Social Shtetëror, Leonard Strazimiri, ka deklaruar se zyrtarisht janë 936 familje të cilat kanë nevojë për ndihmë ekonomike.

"Nga të dhënat tona operative në terren zyrtarisht në skemën e ndihmës ekonomike do të futen 936 familje të reja nga komunat e përmbytura, shifër kjo që i shtohet listës së 16 mijë familjeve gjithsej që marrin ndihmë ekonomike në qarkun e Shkodrës", u shpreh Strazimiri.

Sipas Shërbimit Social, kjo ndihmë ekonomike do të vijojë deri në marrjen e kompensimit që qeveria do ti akordojë familjeve të përmbytura.

Nga ana e saj ministria e punës po inspekton komunat e qarkut të Nënshkodrës që u përmbytën nga ujërat e hidrocentralit të Fierzës për të përcaktuar familjet më të varfra për tu shpërndarë më pas atyre paketë ushqimore.

b.m/NOA

KOMENTE