English

Bundesliga, fiton sërish Bajerni

Gjermani, 30 Janar NOA - Në pritje të sfidë së Leverkusenit, Bajerni i Mynihut është sërisht në krye të klasifikimit të kampionatit gjerman të Bundesligës.

Nën dëborën që binte në stadium, bavarezët e Van Gaal arritën të merrnin një fitore tepër të rëndësishme me rezultatin 3 me 0 e me gola të shënuar nga Van Buyten, Gomez dhe Robben.

Për Werder Brema vazhdon të thellohet kriza ku këtë herë ata kanë pësuar një tjetër humbje kundrejt Borussia Munchengladbach me rezultatin 4 me 3 ku vendasit vazhdojnë të udhëhiqen nga lideri i tyre Bobadilla autor i një dopiete në këtë ndeshje.

Një tjetër fitore e rëndësishme ishte ajo që mori ekpi i Nurembergut ku në luftën për mos rënien nga kategoria ajo mundi Hanoverin me rezultatin 3 me 1 falë një triplete të shënuar nga Bunjaku. Në ndeshjen midis Herthës dhe Bochumit rrjetat kanë mbetur të paprekura ku rezultati përfundimtar ishte ai 0 - 0.

r.b/NOA

KOMENTE