Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fëmijët e Michael Jackson në skenën e Grammy
English

Fëmijët e Michael Jackson në skenën e Grammy

Los Anxhelos, 30 Janar NOA - Ceremonia e ndarjes së çmimeve Grammy Awards do të zhvillohet ditën e dielë në Los Anxhelos ku me këtë okazion do të bëhet dhe një ceremoni për legjendën e popit Michael Jackson.

Aty do të shfaqet filmi me metrazh të shkurtër " Earth Song" në nder të tij, po lajmi që po bën më shumë bujë dhe është shpërndarë në të gjithë rruzullin tokësor është ai që fëmijët e këngëtarit respektivisht Prince Michael 12 vjeç, Paris 11 vjeç dhe Prince Michael II 7 vjeç do të jenë në skenën e këtij evenimenti madje pritet se ata do të këndojnë një këngë të babait të tyre në nder të tij.

Gjyshja e fëmijëve Katherine Jackson, e cila është dhe kujdestarja e tyre ligjore sipas burimeve të medieve amerikane është duke përgatitur një performancë të fëmijëve pikërisht në Grammy Awards.

Vetë legjenda e popit Michael Jackson ka bërë prezantimin e "Monnwalk" për herë të parë në skenat e Grammy dhe do të ishte gjëja më e drejtë që dhe fëmijët e tij të bënin prezantimin e tyre pikërisht në këtë skenë.

Tashmë nuk ngelet gjë tjetër veçse të pritet ky eveniment për të parë homazhet që do të bëhen në nderim të Michael Jackson.

r.b/NOA

KOMENTE