English

Futboll, arbitri ndalon ndeshjen për të folur në telefon

Perugia, 30 Janar NOA - Diçka mjaft e çuditshme ka ndodhur në një ndeshje futbolli ku për herë të parë është parë të ndalohet një e tillë nga arbitri i ndeshjes për të folur në telefon.

Ka qënë ndeshja midis Superga 48 dhe Sant'Eraclio e cila është zhvilluar në qytetin e Perugia ku gjyqtari kryesor ka ndalur ndeshjen për tu përgjigjur në telefonin e tij. Kjo nuk ka qënë e vetmja ndalesë në këtë ndeshje pasi po i njëjti gjyqtar e ka ndalur sërish këtë sfidë ku këtë herë shumë i kontestuar nga publiku ai shkoi në brendësi të ambienteve të stadiumit për të kryer nevojat personale të tij.

r.b/NOA

KOMENTE