Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kina: SHBA do të prishet me ne, po i shiti armë Tajvanit
English

Kina: SHBA do të prishet me ne, po i shiti armë Tajvanit

Pekin, 30 janar, NOA - Nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t'i shesin vërtet armë Tajvanit, kanë për t'u prishur me siguri me Kinën. Qëndrimi ka mbërritur nga kjo e fundit, e cila ka shprehur zemërim të hapur lidhur me propozimin më të ri për shitjen e armatimit të Shteteve të Bashkuara në Tajvan.

Sipas zv/ministrit të Jashtëm kinez, He Yafei, ky veprim do t'i dëmtojë marrëdhëniet Kinë-Shtetet e Bashkuara dhe do të ketë "ndikim serioz negativ" në bashkëpunimin ndërmjet dy fuqive të mëdha. Kjo pasi Kina e konsideron ende Tajvanin një provincë të saj të shkëputur dhe se nuk mund të pranojë faktin e bashkëpunimit të shteteve të tjera me të. Në marrëveshjen me vlerë prej 6.4 miliardë dollarësh përfshihet blerja e 60 helikopterëve dhe e më tepër se 100 raketave të avancuara të sistemit Patriot.

n.e/NOA

KOMENTE