Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Masakra e Durrësit, arrestohet i dyshuari si vrasës me pagesë
English

Masakra e Durrësit, arrestohet i dyshuari si vrasës me pagesë

Durrës, 30 janar, NOA - Forcat e policisë së Durrësit kanë mundur të vënë në pranga, 30-vjeçarin Edison Çela, i dyshuari kryesor për kryerjen e masakrës së dy ditëve më parë në qytetin bregdetar nga e cila mbetën të vrarë tre persona.

Lajmi konfirmohet zyrtarisht për agjencinë e Lajmeve NOA, duke saktësuar se arrestimi i tij është kryer mbrëmë në mesnatë në qytetin e Vlorës.

Bëhet me dijeni ndër të tjera se 30-vjeçari Çela u identifikua 24 orë pas vrasjes dhe se dallimi i tij u bë pas takimit për njohjen me dëshmitarët dhe kanë qenë pikërisht këta të fundit të cilët njohën autorin e masakrës së rëndë.

Akuza paraprake ndaj të ndaluarit është ajo e një vrasësi me pagesë, për krimin e kryer natën e së enjtes, në një lokal lotarish sportive në qytetin e Durrësit ndaj tre personave duke i lënë të vdekur në vend.

Tre ditë më parë, nga të shtënat me armë zjarri në një lokal të Durrësit gjeten vdekjen Luan dhe Andi Curri, si dhe shtetasi Edmond Shemsi.

Në lokal, në momentin e ngjarjes gjendeshin 9 persona dhe dëshmitarët treguan se i pari është qëlluar 18-vjeçari Curri, i cili rezultonte të ishte edhe me precedent penal, shkak ky që mund të ketë shkaktuar edhe krimin e rëndë, sipas hetimeve paraprake të policisë.

n.e/NOA

KOMENTE