Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Afganistani të mos lihet në dorën e Talibanit
English

Meta: Afganistani të mos lihet në dorën e Talibanit

Londër, 30 Janar NOA - Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta mori pjesë në Konferencën e Londrës për Afganistanin ku komuniteti ndërkombëtar ishte mbledhur për të bashkërenduar burimet ushtarake dhe civile në shërbim të një strategjie politike për mbrojtjen dhe sigurinë në Afganistan,.

Në Konferencë ku morën pjesë Ministrat e Punëve të Jashtme nga vendet e Forcës Ndërkombëtare për Siguri dhe Ndihmë, vendet fqinje të Afganistanit dhe nga vende me peshë rajonale, delegacioni shqiptar u kryesua nga Ilir Meta.

Gjithashtu, morën pjesë edhe përfaqësues nga NATO, OKB, BE dhe organizata të tjera ndërkombëtare si Banka Botërore.

Z. Meta vlerësoi se kjo Konferencë e rëndësishme, do t'i japë një impuls të ri angazhimit të koalicionit ndërkombëtar në Afganistan dhe se Shqipëria, si një prej 7 vendeve të para kontribuuese, do të vazhdojë të ndihmojë përkrah aleatëve të saj për mbarëvajtjen e paqes dhe për një të ardhme më të sigurt për popullin afgan.

Përfaqësuesit e 70 vendeve dhe organizatave ndërkombëtare të pranishëm në Londër ranë dakord se një Afganistan me stabilitet dhe siguri është shumë i rëndësishëm për sigurinë e të gjithëve dhe se Afganistani nuk duhet lënë më në duart e regjimit brutal të Talibanit.

Në këtë kuadër, të gjitha marrëveshjet midis komunitetit ndërkombëtar dhe Qeverisë së Afganistanit të nënshkruara në Londër, do t'i shërbejnë rritjes së kapaciteteve vendase për të siguruar sovranitetin e të gjithë territorit dhe sigurinë e prosperitetin ekonomik për të gjitha popullin afgan, njëkohësisht duke luajtur një rol konstruktiv në rajon.

Gjatë punimeve të Konferencës, z. Meta u takua edhe me shumë homologë të vendeve të tjera si me Ministrin britanik për Evropën z. Chris Bryant, Sekretarin e Jashtëm britanik z. David Miliband, Ministrin Plotësues të Jashtëm grek z. Dimitris Droucas.

Homologët, e vlerësuan rolin që Shqipëria ka luajtur deri tani në Afganistan dhe z. Meta i siguroi ata se Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë pranë aleatëve ndërkombëtarë, për t'ia arritur qëllimit të përbashkët në Afganistan.

e.r/NOA

KOMENTE