English

Rezoluta e KiE, Rusmajli: Ju tregoj Amendamentin e pestë

Më shumë mbi argumentin:

PS: Berisha të mos nxjerrë më gjuhën për t'u tallur ndryshe nisim protestat

Tiranë, 30 Janar NOA - Në emër të delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, Ilir Rusmajli shprehu sot në një dalje për mediat, vlerësimin për rezolutën më të fundit të miratuar në Asamble, lidhur me funksionin e institucioneve demokratike në Shqipëri.

Rusmajli tha se kjo rezolutë është një dokument shumë i rëndësishëm dhe një kontribut shumë i çmuar, për demokracinë në vendin tonë.

Ndaj sugjeroi se si i tillë duhet parë dhe duhet vlerësuar nga klasa politike shqiptare, sepse jep disa mesazhe shume të rëndësishme për themelet e shtetit të demokracisë dhe të shtetit ligjor në Shqipëri.

Si delegacion shqiptar, - tha Rusmajli, - ne patëm mundësi që të japim një kontribut të çmuar në forcimin e mesazhit të kësaj rezolute nëpërmjet një numri të rëndësishëm përmirësimesh që propozuam dhe na u mbështetën në Asamblenë Parlamentare.

Ai detajoi se kësaj rezolute tekst draft-rezolute gjatë diskutimit dhe shqyrtimit në Asamblenë Parlamentare iu shtuan dhe shtatë nene si përmirësime të ndjeshme, përmirësime të cilat theksojnë fort që Shqipëria pavarësisht bojkotit, nuk ka krizë të institucioneve, e po ashtu nuk ka bllokim të proceseve tona integruese.

Rusmajli ka evidentuar në mënyrë të veçantë amendamentin më thelbësor siç tha ai, në këtë rezolutë: "Amendamentin tonë numër 5 që lidhet me nenin 7 të rezolutës, i cili largon çdo lloj mundësie për keqpërdorim të mesazheve që na vinë nga komuniteti ndërkombëtar, sepse ky amendament dhe ky nen i rezolutës i thotë politikës në Shqipëri respektoni shtetin ligjor, respektoni rregullat e lojës, respektoni kushtetutën, kuadrin ligjor dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese sa herë do të kërkoni nëpërmjet lëvizjeve tuaja politike, p.sh. Komisione hetimore apo lëvizje të tjera të ngjashme".

Rusmajli tha se komision hetimor për zgjedhjet në Shqipëri do të thotë në mënyrë përfundimtare komision që respekton kuadrin ligjor dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Këtë mesazh ka dhënë Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës nëpërmjet rezolutës së vet dhe ky mesazh është shumë i rëndësishëm, - theksoi Rusmajli.

Sipas tij, është shumë e rëndësishme që të kihet në vëmendje fakti që ky amendament pati një mbështetje të madhe, veçanërisht të fortë nga asambleja parlamentare, gjatë shqyrtimit dhe debatit që iu bë kësaj rezolute.

Ndërsa duke folur për debatin që u zhvillua në Asamble, Rusmjali tha se solli mesazhe jashtëzakonisht të rëndësishme:

"Në debatin në asamble kryetaret e grupeve parlamentare tët të gjithë spektrit politik evropian patën të përbashkët një fjali të rëndësishme, fjali kundër bojkotit të parlamentit, e cila ka ardhur në të gjitha deklarimet e diskutantëve që janë shprehur atje, por edhe një gjë më shumë nga asnjë nga diskutantët ose ndryshe nga të gjithë diskutantët u pohua fort fakti që nuk mund të ketë dyshime për faktin se zgjedhjet në Shqipëri ishin të lira dhe të ndershme".

Sipas Rusmajlit, u pohua fort ky fakt se nuk mund Asambleja parlamentare dhe askush tjetër të hedhë me çfarëdo lloj manovre konkluzionet e rëndësishme që ne na kanë ardhur nga vlerësimi që i ka bërë OSBE/OHDIR në raportin e vet përfundimtar për zgjedhjet në Shqipëri".

Për zyrtarin e PD, këto janë mesazhe dhe konfirmime që vinë dhe nga Evropa dhe nuk mund të errësohen nga asnjë lloj manovre keqdashëse që mund të lëvizë brenda vorbullës politikës shqiptare.

e.n/e.r/NOA

KOMENTE