Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Talibanët: Nuk jemi takuar me zyrtarët e OKB, janë thashetheme
English

Talibanët: Nuk jemi takuar me zyrtarët e OKB, janë thashetheme

Kabul, 30 janar, NOA - Përfaqësuesit e talebanëve në Afganistan nuk janë takuar me zyrtarin e lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Kai Aide, siç është përfolur nga mediat kohët e fundit. Lajmi është konfirmuar pas një njoftimi të nxjerrë nga Këshilli udhëheqës i talibanëve, sipas të cilit për të diskutuar për perspektivën për paqe në Afganistan nuk ka patur asnjë takim të këtyre me zyrtarët e OKB-së.

Sipas njoftimit nga Këshilli udhëheqës i talibanëve raportet në disa media ndërkombëtare për takimin ndërmjet të dërguarit të OKB-së për Afganistanin, Kai Eide dhe përfaqësuesve të militantëve në Dubai këtë muaj janë "thashetheme të kota dhe të pabaza". Vetë Kai Aide nuk e ka pranuar publikisht një takim të tillë, por sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, tha se zyrtari ka dëshiruar "që ta ketë konkludimin e tij lidhur me mendimin e disa anëtarëve të talibanëve".

n.e/NOA

KOMENTE