Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zakeroni paraqitet para mediave si trajneri i ri i Juventusit
English

Zakeroni paraqitet para mediave si trajneri i ri i Juventusit

Torino, 30 janar, NOA - Trajneri i ri i emëruar i ekipit të Juventusit, Alberto Zakeroni, është prezantuar para mediave menjëherë pas seancës së parë stërvitore me ekipin e ri. Mësohet se ai është shprehur në prezantimin e tij të parë me fjalët se "ka ardhur koha për ta ndërruar faqen e ekipit të Juventusit". Duke shtuar më pas se gjithsesi, ai e vlerëson punën e mëparshme të ekipit të Juventusit, pasi ky ekip gjithmonë ka ofruar futboll fituesi.

"Më pëlqejnë sfidat, do të filloj një cikli të ri. Stafi është shumë i rëndësishëm dhe nuk e di se sa skuadra janë superiore ndaj Juves", ka thënë Zakeroni konkretisht para gazetarëve.

Trajneri i ri e ka falënderuar skuadrën për pritjen e mirë që ia ka bërë duke thënë se të gjithë lojtarët ishin sjellë mirë me të.

Zakeroni erdhi në krye të Juventusit, pas shkarkimit të trajnerit të deritanishëm, Çiro Ferrara nga ky post.

Pritet që ish-trajneri i Milanti, Interit dhe Udineses t'ia kthejë namin Juventusit dhe ta ngrejë në njërën nga tre pozitat e para në tabelë.

n.e/NOA

KOMENTE