Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Biberaj: Klasa politike të marrë përgjegjësitë përpara qytetarëve shqiptarë
English

Biberaj: Klasa politike të marrë përgjegjësitë përpara qytetarëve shqiptarë

Tiranë, 31 janar NOA - Ish-zëvendëspresidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Aleksandër Biberaj ka lëshuar sot një deklaratë për shtyp me anë të së cilës ka përshëndetur Rezolutën e miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, duke e vlerësuar atë si një dokument profesionist, realist dhe të ekuilibruar.

Biberaj vlerëson vizitën së shpejti në Shqipëri të Komitetit Presidencial të Asamblesë Parlamentare të KE-së, si dhe të reportereve të Komitetit të Monitorimit për Shqipërinë, mision ky që do të asistojë dhe mbështesë Presidentin e Republikës, Bamir Topi, në rolin e tij të mediatorit dhe në përpjekjet e tij për rikthimin e dialogut politik dhe gjetjen e zgjidhjes së krizës politike që po kalon vendi.

Biberaj u ka bërë thirrje liderëve të maxhorancës dhe opozitës të ngrihen mbi interesat personalo-politike dhe të marrin përgjegjësitë e tyre përpara kombit, të vendosin interesin e Shqipërisë dhe shqiptarëve mbi gjithçka, dhe në zbatim edhe të Rezolutës së Asamblesë Parlamentare të KE-së, të fillojnë sa më shpejt negociatat në tryezën institucionale dhe kushtetuese të Presidentit të Republikës, me qëllim zgjidhjen sa më shpejtë të krizës politike dhe vazhdimin e reformave për liberalizimin e vizave dhe integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Mungesa e dialogut dhe bashkëpunimit politik, si dhe bojkoti institucional, po dëmton rëndë imazhin e vendit dhe funksionimin e institucioneve demokratike në vend, si dhe po rrezikon seriozisht ngadalësimin e reformave dhe procesin e integrimit të vendit në BE", shprehet Biberaj.

Sipas tij vazhdimi i mëtejshëm i krizës politike, mund të rëndojë edhe më tepër krizën ekonomike, sikurse mund të nxisë, apo edhe të gjenerojë kriza të tjera te karakterit social dhe shoqëror.

k.k/NOA

KOMENTE