Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Burri dhe i dashuri e lënë shtatzënë në të njëjtën ditë, lind binjakë
English

Burri dhe i dashuri e lënë shtatzënë në të njëjtën ditë, lind binjakë

Turqi, 31 janar NOA - Kishte dhe nga ata që kishin gjetur kulmin e xhelozisë duke e konkretizuar në frazën se "kulmi i xhelozisë është që burri të dyshojë se një nga binjakët nuk është fëmija i tij" duke e ditur fare mirë se një fakt i tillë nuk është bërë realitet.

Në fakt tashmë është bërë realitet dhe kjo shprehje mund të funksionojë 10o për qind pas zbulimit të një rasti në Turqi.

Një nënë ka lindur binjakë në Turqi por vetëm njëri prej tyre ishte djali i bashkëshortit të saj ndërsa tjetri i përkiste të dashurit.

Gjithçka është verifikuar nga analizat e ADN-së që babai i binjakëve vendosi t'i kryente pas tre vjetësh.

Analiza e ADN-se ka zbuluar se babai zyrtar i binjakëve nuk është biologjik i njërit prej tyre.

Këtë rast e shpjegon termi shkencor "super-fekondim". Burri agjent policie në Stamboll me inicialet A.K kishte filluar të dyshonte në besnikërinë e gruas dhe para se të niste procedurat e divorcit, kreu analizat e ADN-së së fëmijëve të cilat verifikuan pozitivisht dyshimet e tij. Gruaja ka kryer marrëdhënie seksuale me të dy në një ditë, në mëngjes me të dashurin dhe në mbrëmje me bashkëshortin.

k.k/NOA

KOMENTE