Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Flakët e një zjarri i marrin jetën kryefamiljarit brenda shtëpisë
English

Flakët e një zjarri i marrin jetën kryefamiljarit brenda shtëpisë

Tiranë, 31 janar NOA - Fund tragjik për një 65 vjeçar në Tiranë i cili humbi jetën dhimbshëm brenda banesës së tij, në momentet kur ajo u përfshi nga një zjarr, hetimet për të cilin kanë nisur.

Ngjarja ka ndodhur në orën 02.00 të ditës së sotme (e Diel), në ambientet një shtëpie përdhese pranë shkollës "Partizani" në Tiranë.

Pajtim Zeqo, 65 vjeç, është djegur si rezultat i flakëve që shpërthyen në rrethana ende të paqarta në banesën e tij ku jetonte me të shoqen e cila mori lëndime joserioze për jetën.

Forcat zjarrfikëse, lokalizuan flakët e zjarrit, kurse policia e komisariatit nr 4 tha se nisi hetimet për ngjarjen por ende nuk ka të dhëna për shkaqet e tij.

e.r/NOA

KOMENTE