English

Futboll - Bajerni i Mynihut në krye të tabelës

Tiranë, 31 janar - Bajerni i Mynihut vazhdoi serinë e fitoreve duke mposhtur Maincin me rezultat 3:0 në Bundesligë. Në këtë mënyrë ai mori, të paktën për një ditë kryesimin në tabelë.

Trajneri i Bajernit van Gaal u shpreh pas përfundimit të ndeshjes se kjo nuk është aq e rëndësishme.

"E rëndësishme është në xhiron e fundit e të jemi në vendin e parë. Por më e mira është loja jonë, kjo është me rëndësi dhe këtë ne e treguam sot", - tha van Gaal i cituar nga DW.

Të shtunën u zhvilluan edhe këto ndeshje:

Schalke - Hoffenheim 2 : 0;

Mönchengladbach - Bremen 4: 3;

Frankfurt - Köln 1 :2 ;

Berlin - Bochum 0 : 0 dhe

Hannover - Nürnberg 1 : 3.

KOMENTE