Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Konfindustria: Me lekun po spekulohet fort, të ndërhyjë Banka e Shqipërisë
English

Konfindustria: Me lekun po spekulohet fort, të ndërhyjë Banka e Shqipërisë

Tiranë, 31 Janar NOA/Rajmonda Lajthia - Konfindustria shpreh shqetësimin e saj lidhur me kahjen e dukshme zhvleftësuese të ditëve të fundit të monedhës kombëtare Lek kundrejt Euro-s dhe Dollarit dhe i kërkon Bankës së Shqipërisë të ndërhyj pa vonesë në të gjithë rastet kur gjykohet se ndeshemi me arsye subjektive të natyrës psikologjike dhe spekulative.

Gjergj Buxhuku, administrator i Përgjithshëm i Konfindustria duke folur sot me agjencinë NOA tha se përafrimi me shpejtësi i normës së këmbimit të Lekut me Euron në shkallën mesatare të këmbimit prej 140 lek/euro do të thotë, se po arrijmë në zhvleftësim vjetor të ndjeshëm prej afër 15 për qind.

Konfindustria, gjykon se zhvleftësimi i vazhdueshëm i Lekut në ditët e fundit nuk ka arsye të qëndrueshme për të ndodhur.

Viti mjaft i mirë energjetik në vazhdim ka balancuar rënien e të ardhurave të emigrantëve, ndërsa rënia e ndjeshme e çmimeve të importeve bazë si karburantet, hekuri, drithërat, etj. ka zvogëluar ndjeshëm pasojat e rënies së eksporteve shqiptare, kur dihet se deficiti tregtar i vendit është historikisht mjaft i thellë në favor të importeve.

Këto fakte sipas Buxhukut, tregojnë se zhvleftësimi i lekut i nënshtrohet më tepër shkaqeve psikologjike dhe spekuluese, që e bëjnë të detyrueshme ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë.

Njëkohësisht ai kërkon nga ekzekutivi shqiptar t'i përmbahet me rreptësi ruajtjes së parametrave të deficitit buxhetor të planifikuar, duke treguar kujdes në sigurimin e të ardhurave dhe në realizimin e shpenzimeve në grafikun kohor të përcaktuar.

Konfindustria, mbështetur në të dhënat e vazhdueshme të ardhura pranë saj, vlerëson se vazhdimi i zhvleftësimit të shpejtë të lekut do të ketë pasoja të rënda dhe të drejtpërdrejta sidomos në industritë, që nuk kanë cikël të mbyllur përpunimi në vend dhe lëndët e para të të cilëve sigurohen në tregjet ndërkombëtare si p.sh industria mekanike, industria e përpunimit të mishit, industria e përpunimit të grurit, etj..

Më të mbrojtura nga zhvleftësimi i monedhës kombëtare janë sektorët industrialë, që punojnë me cikël të mbyllur si p.sh industria e përpunimit të qumështit.

Zhvleftësimi i lekut prek ndjeshëm importin e teknologjisë, makinerive dhe pajisjeve industriale, që do të japi ndikim negativ në afatgjatë në prodhimin vendor dhe që zeron ndikimin pozitiv në çkurajimin e importeve të prodhimeve të gatshme, që ndodh objektivisht në rastin e mësipërm.

"Norma e fitimit në industritë e mësipërme gjate gjithë vitit 2009 është ulur ndjeshëm për të mos prekur çmimet e shitjes dhe për të qenë konkurrues me prodhimet e importit, por vlerësohet se veprimi i mësipërm nuk mund të vazhdojë për një kohë të gjatë në rast se zhvleftësimi i monedhës kombëtare vazhdon", - paralajmëroi Administratori i Përgjithshëm i Konfindustria, Gjergj Buxhuku.

e.r/NOA

KOMENTE