English

Qafë-Kërrabe, mjegulla e dendur vështirëson qarkullimin e mjeteve

Tiranë, 31 janar NOA - Moti i keq që ka mbërthyer vendin gjatë 24 orëve të fundit ka krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në Qafë- Kërrabe.

Emergjencat civile kanë saktësuar se mëngjesin e sotëm por edhe gjatë ditës në këtë aks rrugor ka qenë problem mjegulla e dendur e cila ka penguar qarkullimin e lirshëm të automjeteve.

Drejtuesit e mjeteve kanë lëvizur me kujdes për të evituar aksidentet, ndërsa policia bëri apel për kujdesie të veçantë në këtë aks ndërsa përforcoi shërbimet e saj.

Policia deklaroi se në kilometrin e 29 ka një rrëshqitje gurësh duke vështirësuar qarkullimin.

k.k/NOA

KOMENTE