Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
G99, tryezë për perspektivat e regjistrimit sipas fesë dhe etnisë
English

G99, tryezë për perspektivat e regjistrimit sipas fesë dhe etnisë

Tiranë, 2 shkurt, NOA - Çështja e regjistrimit të ri të popullsisë mbi bazë feje dhe përkatësie etnike qëndron në bazë të diskutimit të një tryeze që po zhvillohet në hotel "Tirana International", e organizuar nga G99. E kthyer tashmë në një debat ndër më kryesorët të jetës politike në vend, pas publikimit të idesë mbi projektin nga kryeministri Berisha, ajo tashmë po shoqërohet me reagime pro dhe kundër, nga të gjithë kahet e politikës si dhe përfaqësues të fushave të ndryshme studimore.

Kështu, Rexhep Meidani, ish-president i Republikës gjatë tryezës së lartpërmendur bëhet me dijeni se do të mbajë referimin me titull "Perspektiva politike e regjistrimit të popullsisë dhe përfshirjes së elementëve fe/etnicitet", temë kjo e njëjtë e trajtuar edhe nga Pëllumb Xhufi, si historian dhe politikan.

Nga ana tjetër, Milva Ekonomi, ish-drejtore e INSTAT dhe përfaqësuese e Institutit Axhenda referon lidhur me çështjen e regjistrimit të ri të popullsisë mbi bazë feje dhe përkatësie etnike, duke analizuar konkretisht perspektivat teknike të regjistrimit të ri që propozon qeveria.

n.e/NOA

KOMENTE