Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Greva e doganierëve grekë në jug, bllokohen pikat kufitare për 48 orë
English

Greva e doganierëve grekë në jug, bllokohen pikat kufitare për 48 orë

Kakavijë, 2 shkurt, NOA - Pikat e kalimit kufitar me Greqinë në jug të vendit nuk do të funksionojnë që prej ditës së nesërme për 48 orë rresht për automjetet, por vetëm për këmbësorët. Lajmi komunikohet zyrtarisht nga burimet policore të Gjirokastrës për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave një gjë e tillë do të ndodhë për shkak të grevës që doganierët e doganës në palën greke do të zhvillojnë për dy ditë rresht në të gjitha pikat e kalimit kufitar.

Konkretisht, pika e Kakavijës, Tre Urat në Çarshovë si dhe pika e Sopikut, që prej datës 03.02.2010, ora 23.00 deri më datën 05.02.2010, ora 23.00, nuk do të funksionojnë për automjetet as për kamionët dhe as për autoveturat apo autobusët, por vetëm për këmbësorët.

"Të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë planifikuar lëvizjet për në shtetin grek në këto data të marrin masa për të anuluar dhe mos lëvizur në drejtim të këtyre pikave, për të mos krijuar konfuzion dhe radhë në këto pika", thuhet në njoftimin përkatës të policisë.

n.e/NOA

KOMENTE