English

OSBE flet sërish për zgjedhjet: Ishin mjaft pozitive

Vjenë, 2 Shkurt NOA - Shqipëria vlerësohet nga OSBE/ODIHR Vjenë si një histori suksesi, kurse drejtuesit e institucionit, deklarojnë se zgjedhjet e 28 qershorit ishin të parametrave që përkojnë me shumicën e standardeve evropiane.

"Raporti përfundimtar për zgjedhjet e përgjithshme, si dhe deklaratat e BE-së dhe SHBA-së për këto zgjedhje, ishin mjaft pozitive", ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Marc Perrin de Brichambaut, në një takim që pati në kryeqytetin austriak, me zëvendësministren e Jashtme, Edit Harxhi.

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE ka theksuar se autoritetet evropiane, "vlerësuan përmbushjen e shumicës së standardeve të kërkuara nga OSBE duke i dhënë kështu legjitimitetin e plotë Parlamentit të dalë nga këto zgjedhje".

Ai theksoi se Shqipëria vlerësohet në Vjenë si një histori suksesi, dhe se raporti përfundimtar për zgjedhjet e përgjithshme i OSBE/ODIHR, si dhe deklaratat e BE-së dhe SHBA-së për këto zgjedhje, ishin mjaft pozitive dhe vlerësuan përmbushjen e shumicës së standardeve të kërkuara nga OSBE duke i dhënë kështu legjitimitetin e plotë Parlamentit të dalë nga këto zgjedhje.

Ndërkohë, Harxhi është takuar në Vjenë edhe me Përfaqësuesin e Asamblesë Parlamentarë të OSBE-së, Andreas Nothelle, të cilin e informoi mbi zhvillimet më të fundit në Shqipëri, si dhe mbi situatën e bojkotit të Parlamentit nga opozita

. Në vijim të bisedës, Z. Nothelle theksoi se ka vëzhguar disa proçese zgjedhore në Shqipëri dhe vlerësoi progresin e madh dhe cilësor që zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar dëshmuan në Shqipëri.

Z. Nothelle theksoi se raporti përfundimtar për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri është një dokument konsensual i të gjitha ekipeve vëzhguese që morën pjesë në monitorimin dhe vëzhgimin e zgjedhjeve, dhe ky raport duhet lexuar me realizëm, për të përmirësuar edhe ato pak defekte teknike që u vunë re gjatë procesit.

Ai tha gjithashtu se të gjithëpërfaqësuesit e zgjedhur të partive politike duhet të punojnë brenda Parlamentit, me frymë konsensuale, ashtu si edhe ne këtu në OSBE, për të plotësuar rekomandimet e bëra në raport.

***

Gjatë vizitës së saj në Vjenë, Zv. Ministrja Harxhi u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Marc Perrin de Brichambaut të cilin e falënderoi për bashkëpunimin e suksesshëm dhe për gjithë asistencën që OSBE ka dhënë e jep për Shqipërinë, sidomos në lidhje me monitorimin e zgjedhjeve të përgjithshme të 28 qershorit të vitit të kaluar.

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së vlerësoi Tiranën zyrtare për gatishmërinë e autoriteteve shtetërore shqiptare për të bashkëpunuar pa rezerva me të gjitha strukturat e OSBE-së, me ODIHR-in, me Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, por edhe me Praninë e OSBE-së në Tiranë.

Kërkesa e Shqipërisë për të kryesuar OSBE-në në vitin 2014 u konsiderua nga z. Brichambaut si një kërkesë legjitime duke patur parasysh tërësinë e zhvillimeve pozitive demokratike në Shqipëri si dhe kontributin e saj në arenën ndërkombëtare, por që kërkon një angazhim politik dhe mbështetje nga të gjitha forcat politike në vend.

Gjithashtu u diskutua edhe për ecurinë e Proçesit të Korfuzit, si një proces historik për të gjithë hapësirën e OSBE-së, ku koncepti i sigurisë nënkupton të tre dimensionet e OSBE-së, dhe jo më vetëm atë ushtarak.

***

Zv. Ministrja Harxhi u prit edhe nga Kryetari i radhës i OSBE-së, ambasadori i Kazakistanit, Sh.T.Z. Kairat Abdrakhimanov, i cili parashtroi prioritetet e Kryesisë Kazake për vitin 2010, ku spikat vëmendja ndaj zhvillimeve në rajonin e Azisë Qendrore dhe atë të Evropës Jug-Lindore, si dhe ndaj Procesit të Korfuzit për përmirësimin e klimës së mirëbesimit reciprok dhe sigurisë në të gjithë hapësirën e OSBE-së.

***

Në vijim të axhendës, Zv.Ministrja Harxhi zhvilloi një takim edhe me Përfaqësuesin e Asamblesë Parlamentarë të OSBE-së, Z. Andreas Nothelle, të cilin e informoi mbi zhvillimet më të fundit në Shqipëri, si dhe mbi situatën e bojkotit të Parlamentit nga opozita. Në vijim të bisedës, Z. Nothelle theksoi se ka vëzhguar disa proçese zgjedhore në Shqipëri dhe vlerësoi progresin e madh dhe cilësor që zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar dëshmuan në Shqipëri.

Z. Nothelle theksoi se raporti përfundimtar për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri është një dokument konsensual i të gjitha ekipeve vëzhguese që morën pjesë në monitorimin dhe vëzhgimin e zgjedhjeve, dhe ky raport duhet lexuar me realizëm, për të përmirësuar edhe ato pak defekte teknike që u vunë re gjatë procesit. Ai theksoi gjithashtu se të gjithëpërfaqësuesit e zgjedhur të partive politike duhet të punojnë brenda Parlamentit, me frymë konsensuale, ashtu si edhe ne këtu në OSBE, për të plotësuar rekomandimet e bëra në raport.

***

Një takim i veçantë iu rezervua Zv. Ministres Harxhi edhe nga e Ngarkuara me Punë e Misionit të SHBA-së në OSBE, Zj. Carol Fuller, si dhe nga Ambasadori i Italisë në OSBE, Z. Gianfranco Varvesi.

e.n/NOA

KOMENTE