Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia heton vdekjen e dyshimtë të një gruaje
English

Policia heton vdekjen e dyshimtë të një gruaje

Leposaviq, 2 shkurt, 2010 NOA - Zyrtarët policorë të njësisë patrulluese të stacionit policor Leposaviq, gjatë kryerjes së detyrave të rregullta të patrullimit, kanë pranuar një informatë lidhur me një rast të vetëvrasjes së një femre të raportuar të ketë ndodhur në fshatin Kratina afër Leshakut, komunë e Leposaviqit.

Njësitë e para reaguese të policisë, në vend të ngjarjes kanë takuar trupin e pajetë të një gruaje, të identifikuar si; Djoroviq D. 71 vjeçare, të përkatësisë etnike serbe, me litarë rreth fytit në pozicion të varur.

Mjeku kujdestar i shtëpisë së shëndetit i cili ka dalë në vend të ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Marrë parasysh rrethanat në të cilat është regjistruar rasti, policia ka njoftuar prokurorin publik të prokurorisë së qarkut në Mitrovicë i cili ka autorizuar hetuesit e policisë së Kosovës së bashku ne teknikët e kriminalistikës, të bëjnë ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe inicimin e hetimit të rastit për të sqaruar rrethanat e rastit të paraqitur.

Bazuar në raportet e hetuesve policor, në vend të ngjarjes nuk janë identifikuar gjurmë të përdorimit të dhunës apo elemente tjera që do të karakterizonin rastin si vepër penale.

policia e Kosovës tha se rasti është kualifikuar si vdekje nën rrethana të dyshimta, me elemente të vetëvrasjes me varje ndërsa trupi i pajetë e viktimës, i është dorëzuar familjarëve të saj.

a.b/NOA

KOMENTE