Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS deklaron rifillimin e mitingjeve për kutitë
English

PS deklaron rifillimin e mitingjeve për kutitë

"Partia Socialiste rikonfirmon qartazi dhe pa asnjë ekuivok se me hetimin e zgjedhjeve përmes hapjes së kutive nuk synon aspak ndryshimin e rezultatit të zgjedhjeve në tavolinë e për pasojë as rikonfigurimin e parlamentit aktual"

Tiranë, 2 Shkurt NOA - "Partia Socialiste në përgjigje të vullnetit të qindra mijëra shqiptarëve që votuan për të, në javët në vijim do të organizojë më të madhin miting proteste demokratike që është organizuar ndonjëherë në historinë e pluralizmit shqiptar. Ky miting do të ketë vetëm një kërkesë "Hap kutitë ose largohu".

Këtë informacion bëri të ditur sot deputeti socialist Et'hem Ruka në një dalje për mediat duke premtuar se tubimi do të jetë me një pjesëmarrje të gjerë si rrallëherë më parë.

Nga ana tjetër, Ruka tha se PS rikonfirmon edhe njëherë vullnetin e saj për t'u ulur në tavolinën e dialogut me PD, nën drejtimin e Presidentit të Republikës ashtu siç është sugjeruar edhe nga rezoluta e fundit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

"Kjo tavolinë duhet të ulë përballë zotin Edi Rama, kryetar i PS dhe zotin Sali Berisha, kryetar i PD dhe kryeministër i vendit", - deklaroi Ruka.

Sipas tij, një tavolinë me nivele më të ulëta se drejtuesit e këtyre dy partive nuk do të ishte e pranueshme as për ne, por besojmë as edhe për faktorin ndërkombëtar, madje nuk do t'i shërbente zgjidhjes së krizës, e cila është konfirmuar tashmë edhe ndërkombëtarisht.

Duke konstatuar se "Partia Demokratike, po dëshmon vullnet negative për pjesëmarrjen në këtë tavolinë dialogu, duke vazhduar kështu të thellojë edhe më shumë krizën që ka pllakosur gjithë jetën e vendit", Ruka tha se "ne inkurajojmë Presidentin Topi për organizimin e kësaj tavoline dhe shpresojmë që ai do të bëjë të gjitha përpjekjet për ta realizuar atë sa më parë".

Kurse u përpoq të sigurojë: "Dëshiroj që në emër të Partisë Socialiste të rikonfirmoj qartazi dhe pa asnjë ekuivok se PS me hetimin e zgjedhjeve përmes hapjes së kutive nuk synon aspak ndryshimin e rezultatit të zgjedhjeve në tavolinë e për pasojë as rikonfigurimin e parlamentit aktual".

Sipas Rukës, synimi i vetëm i PS është garantimi i standardeve europiane në organizimin e zgjedhjeve të ardhshme që garantojnë besnikërisht vullnetin e zgjedhësve shqiptarë.

e.n/e.r/NOA

KOMENTE