Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Të huajt heshtin për alternativat e reja politike në Maqedoni
English

Të huajt heshtin për alternativat e reja politike në Maqedoni

Shkup, 2 shkurt, NOA - Përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në Maqedoni vazhdojnë të heshtin dhe të jenë të rezervuar lidhur me paralajmërimet për subjekte të reja politike por edhe rigrupimet në radhët e opozitës maqedonase. Kohëve të fundit janë shtuar zëra për formimin e subjekteve të reja politike, por edhe transformimi i shoqërive civile në subjekte politike. Ndërsa në anën tjetër po ndodhë edhe rigrupimi i partive opozitare maqedonase në një bllok të vetëm politik për të sfiduar pushtetin aktual.

Paralajmërimet për parti të re i ka bërë kryetari i komunës së Gostivarit Rufi Osmani, ndërsa në kampin politik maqedonas shoqëria civile nëpërmjet forumit "Demos" po tenton ti futet ujrave politik. Lidhur me këto zhvillime të paralajmëruara nga zyra e BE-së në Shkup nuk komentojnë gjatë lidhur me nismat e reja, apo edhe zhvillimet e reja brenda skenës politike. "Krijimi i partive të reja është e drejtë qytetare dhe obligim i atyre partive që të prezantojnë dhe përfaqësojnë interesat e qytetarëve brenda ose jashtë parlamentit", ka theksuar për "24 orë", evroambasadori Ervan Fuere, i pyetur rreth kësaj çështje.

Ai nuk ka dhënë komente lidhur me rigrupimet brenda radhëve të kampit politik maqedonas. Edhe në ambasadën amerikane nuk kanë ndonjë koment më të zgjeruar lidhur me alternativat e reja politike, por edhe riformatimin e skenës politike. Siç mëson agjencia e lajmeve INA nga qarqe diplomatike, SHBA dhe BE nuk janë të interesuara për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoni, por fokusimi i tyre është drejtuar rreth gjetjes së zgjidhjes së kontestit të emrit me Athinën.

NOA-INA

KOMENTE