Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Greqi, Karolos Papulias rizgjidhet President
English

Greqi, Karolos Papulias rizgjidhet President

Athinë, 3 Shkurt - Ligjvënësit grekë rizgjodhën presidentin grek Karolos Papulias për një mandat të dytë pesëvjeçar si kryetar shteti.

Udhëheqësi 80 vjeçar pati mbështetjen si të socialistëve ashtu edhe konservatorëve të opozitës për postin kryesisht ceremonial, duke fituar 266 vota nga parlamenti me 300 vende.

Pas rizgjedhjes, zoti Papulias, në vitet '90 ministër i Jashtëm, i kërkoi vendit që të bashkëpunonte për të përballuar krizën e borxheve.

Votimi në parlament u mbajt ndërsa kryeministri grek Xhorxh Papandreu deklaroi masa të rrepta për të përballuar borxhin 442 miliardë dollarësh të vendit të tij.

Papandreu bëri thirrje dje për shkurtimin në kontributet e pensioneve dhe një ngrirje të punësimit në qeveri për ta ulur defiçitin të paktën deri në nivelin tavan tre për qind të Bashkimit Evropian, deri në vitin 2012.

Bashkimi Evropian thotë se problemet e Greqisë kërcënojnë të ulin vlerën e Euros. Kriza e borxhit është më e rënda financiare në historinë e Greqisë moderne. /noa-voa/

KOMENTE