English

Homoseksualët hyjnë në ushtri

English Version Below: Military Chief Says Gay Ban Should Go

Pentagoni ka hequr nenin "Mos pyet, mos kërko" nga neni për shërbimet ushtarake, nen ky që ua ka ndaluar homoseksualëve shërbimin ushtarak. Por, polemikat kanë shpërthyer ndërmjet Pentagonit dhe Kongresit Amerikan. Republikanët e quajnë këtë vendim si dëmtim të imazhit të ushtrisë

Nga Yochi J. Dreazen*

Admirali Mike Mullen, oficer i lartë ushtarak, ka bërë një hap të fuqishëm duke lejuar homoseksualët që të shërbejnë në ushtri, ndryshim ky që vjen nga Pentagoni dhe që mbështet ndryshimet e ligjit të mëparshëm, i cili nuk lejonte homoseksualët të kryejnë shërbimin ushtarak. Admirali Mullen, shef për rekrutim në ushtri, i ka thënë Komitetit për Shërbime Ushtarake në Senat, se ai beson se rregulla "Mos pyetni, mos trego" - e cila i kërkonte trupave me orientim seksual që ta mbajnë seksin e tyre sekret - mund të eliminohet pa dëmtuar moralin e ushtrisë, rekrutimin apo gatishmërinë për t'i shërbyer atdheut. Me këto komente, admirali Mullen bëhet ushtaraku me gradën më të lartë që vërteton shfuqizimin e një akti kushtetues, që ishte përcjellë me debat në Pentagon, që kurse ishte futur në fuqi gjatë administratës së Clintonit në vitin 1993. Paraardhësi i tij, gjeneral majori Peter Pace, e kishte përshkruar homoseksualitetin në ushtri si një gjë "jomorale". "Është një besim i imi personal dhe profesional se lejimi i homoseksualëve për të shërbyer në ushtri është një gjë e drejtë", i ka thënë Senatit, admirali Mullen. "Pavarësisht si e shikoj unë këtë problem, nuk mund t'i shmangem faktit të keq që ka pasur burra dhe gra që kanë gënjyer për atë çfarë janë në mënyrë që të shkojnë në ushtri dhe t'i mbrojnë qytetarët e tyre". Administrata e Obamas ishte ajo që detyroi që ta shfuqizojnë këtë ligj, duke u përballur me një luftë të vështirë me Capitol Hill. Por Shtëpia e Bardhë duhet të jetë e gatshme që t'i bindë demokratët dhe republikanët në shtetet e tjera që të votojnë këtë ligj, i cili eliminon këtë ndalesë, pjesërisht, një vit pas zgjedhjeve që u mbajtën në SHBA. Republikanët janë paraqitur të bashkuar kundër anulimit. Ligjbërësit e kësaj partie, përfshirë senatorin John McCain, i cili njëherë kishte thënë se ata e mbështesin ligjin nëse zyrtarët e lartë të Pentagonit nënshkruajnë një lëvizje të tillë, por tani ata thonë se janë kategorikisht kundër këtij vendimi. Sekretari i Mbrojtjes, Robert Gates, ka thënë se Pentagoni do të marrë hapa të fuqishëm që t'i lejojë homoseksualët që të shërbejnë pa pengesa në ushtri, duke ua bërë atyre më të lehtë ushtrimet, përderisa ata nuk do t'i shtrohen procedurave të nenit të ligjit "Mos pyet, mos trego", përderisa do të merren në pyetje nga një komision i nivelit të lartë që do të udhëhiqet nga Kongresi. Shefi i Mbrojtjes ka thënë se ai do të takojë një grup që udhëhiqet nga gjenerali Jeh Johnson dhe gjenerali i armatës, Carter Ham, për të zhvilluar një plan si të mbështetet rekrutimi i homoseksualëve në ushtri. Paneli do të përfundojë punën në fund të vitit 2010. Gates ka thënë se Pentagoni po ashtu do të bëjë një plan prej 45 ditësh trajnimi, ku homoseksualët do të mësojnë se si të adaptohen me ushtarët e tjerë dhe do të hynë në ushtri, vetëm nëse arrijnë sukses të konsiderueshëm. Ai ka thënë se ndryshimet e mundshme do ta bëjnë më të vështirë situatën për ushtrinë, pasi që duhet t'i ushtrohen procedurave disiplinore. "Ne mund të reduktojmë kërkesa për shërbimet e anëtarëve që nuk duhet të njihen edhe aq nga pala e tretë", ka thënë Gates. Problemi se a duhet lejuar homoseksualët të shërbejnë në ushtri ekziston për një kohë të gjatë ndërmjet Kongresit dhe Pentagonit. Sapo kishte marrë zyrën në vitin 1993, presidenti Bill Clinton kishte premtuar se homoseksualët "nuk duhet të jenë të papërshtatshëm për të kryer shërbim ushtarak". Lëvizja kishte frustruar anëtarët e stafit për rekrutim, të cilët lobuan për ta ruajtur këtë ligj. Clinton ishte pajtuar që të bëjë kompromis dhe t'i lejojë homoseksualët që të shërbejnë në ushtri, derisa e ruajnë orientimin e tyre seksual për vete. Gjatë këtyre viteve, ligji ka pasur efekt, por ushtria shkarkoi afër 14 000 trupa ushtarake, përfshirë 428 në vitin 2009. Aubrey Sarvis, shef ekzekutiv i këtij grupi, ka lavdëruar Gatesin dhe Mullenin për shfuqizimin e ligjit dhe ka thënë se Pentagoni e ka rishqyrtuar ata shumë ngadalë. "Shërbyesit ushtarakë janë përjashtuar nga ushtria për çdo ditë, përderisa studimi është duke vazhduar ende", ka thënë ai. Sarvis thotë se qëndrimet e amerikanëve për të lejuar homoseksualët në ushtri kanë ndryshuar në mënyrë dramatike gjatë 16 viteve, e cila gjë e ka bërë më të lehtë që presidenti Obama të fitojë mbështetjen në Kongres për këtë ligj. Një anketë e NBC Neës dhe Ëal Street Journal kanë zbuluar se 43 për qind e amerikanëve e kishin mbështetur mosshkuarjen e homoseksualëve në ushtri. Por, një anketë tjetër e USA Today dhe Gallup e bërë në qershor të 2009-ës ka zbuluar se 69 për qind e amerikanëve janë në favor të heqjes së nenit të Ligjit për Rekrutim, "Mos pyet, mos trego". Një projektligj i sponsorizuar nga demokrati Patrick Murphy, një veteran i dekoruar në Irak, thotë se 31 vota nga 218 sa janë siguruar, nevojiten që ligji të kalojë dhe lidershipi demokrat është duke e mbështetur më të madhe heqjen e kësaj barriere. Anëtari i Partisë Demokratike nga Michigam, Carl Levin, i cili është edhe në Komitetin për Shërbimet e Armatosur, tha të mërkurën që ligjbërësit duhet që t'i heqin nga fjalori "politikat diskriminuese" duke theksuar se shumica e aleatëve të SHBA sikurse është Britania, Australia dhe Kanadaja i lejojnë homoseksualët të marrin pjesë në ushtri. Paneli i republikanëve ka akuzuar Gatesin për uzurpim të prerogativave të Kongresit, duke sugjeruar që një komision i Pentagonit duhet të studiojë edhe implementimin e heqjes së ligjit në fuqi. "Deklaratat e juaja qartë janë paragjykuese dhe janë bërë pa i rishikuar dhe marrë në konsideratë kongresi", tha senatori McCain, duke akuzuar kështu shefin e Mbrojtjes se po përpiqet të shfuqizojë ligj "pa urdhëresë". Shumica e republikave në panel pajtohet që Kongresi nuk duhet të merret me mandatimin e këtij ligji, përderisa ushtria është e futur në dy lufta. Disa nga ushtarakët kryesorë të Pentagonit, po ashtu kundërshtojnë heqjen e këtij ligji, së paku jo edhe pak, pasi që disa zyrtarë nuk janë të mësuar me rregulla të reja. Gjenerali George Casey, shef i Stafit të Armatës, beson se ndalesë nuk është dashur të hiqet derisa SHBA-ja ta kompletojë tërheqjen nga Iraku në fund të 2011-ës. Anëtari i dytë i Stafit të Ushtrisë, gjeneralmajori James Conëay, po ashtu beson se eliminimi i ligjit "Mos pyet, mos trego" do të dëmtoj moralin ushtarak, kanë thënë disa zyrtarë ushtarakë në kushte anonimiteti. Megjithatë, admirali Mullen shpreh besimin e tij se shumica e ushtarëve do t'i përshtatet rregullës së re, duke cituar eksperiencën e tij gjatë shërbimit ushtarak me disa trupa homoseksualë në karrierën e tij të gjatë ushtarake prej 42 vjetësh. Oficeri pajtohet që detyrimi i ushtarëve homoseksual për të jetuar me të tjerët nuk është i përshtatshëm, por kjo nuk do të thotë që ata nuk kanë vlera ushtarake. "Kam qenë në shërbim ushtarak me homoseksual në vitin 1968", tha admiral Mullen. "Është një numër i madh i gjërave që më ka bërë që unë të marrë këtë qëndrim", tha ai.

(*) "Wall Street Journal"

KOMENTE