English

Juventus, Zakeroni vendos të ndryshojë formacion

Torino, 3 Shkurt NOA - Më në fund ka ardhur dhe momenti që trajneri i Juventus Alberto Zakeroni të provojë tek skuadra e tij formacionin 3 - 4 - 3 që është dhe i preferuari tij. Në ndeshjen që bardhë e zinjtë do të luajnë në fundjavë me Livornon ai është i detyruar të futet në fushë me këtë formacion pasi në dispozicion të tij në mesfushë mbeten vetëm Candreva dhe F. Melo.

Kështu që në portë pritet Buffon dhe menjëherë pas tij mbrojtja e përbërë nga Legrottaglie, Cannavaro, Chiellini ku përpara tyre do të jenë dhe F. Melo me Candrevan.

Në krah të saj shumë të avancuar dhe ata që do të kenë një punë të rëndësishme në këtë ndeshje do të jenë pikërisht Caseres dhe De Ceglie.

Më pas formacioni do të plotëshet me brazilianin Diego i cili do të luajë pas dy sulmuesve të cilët me shumë mundësi do të jenë Del Piero dhe Amauri që do të kenë dhe detyrën e realizimit të golave.

Zakeroni me këtë formacion të ri të vendosur pret që skuadra e tij të kthehet në rezultatet pozitive dhe të humbë atë pasiguri që po e ndjek gjatë ndeshjeve të fundit të kampionatit.

r.b/NOA

KOMENTE