English

Kapen tre të mitur, tentuan të vjedhin një banesë në Bathore

Tiranë, 3 shkurt, NOA - Forcat e policisë së Tiranës arrestuan në flagrancë tre të mitur për veprën penale të Vjedhjes, e realizuar në bashkëpunim. Mësohet se ata janë personat me inicialet D.D, 14 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Bathore; J.N, 14 vjeç, lindur dhe banues në Bathore dhe R.Ç, 14 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Bathore. Kapja e tyre u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri - tjetrin kanë tentuar të vjedhin banesën në pronësi të një personi, të ndodhur në Bathore.

Nga puna e bërë rezulton se këta të mitur janë edhe autor të disa vjedhjesh banesash të ndodhura në zonën e Bathores.

Materialet do t'i kalojnë prokurorisë, në gjendje të lirë për shkak të moshës, për veprat penale të "Vjedhjes së mbetur në tentativë" dhe "Vjedhjes" në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 134, 22 dhe 134, 25 të Kodit Penal.

n.e/NOA
KOMENTE