Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Legaliteti shpreh qëndrimin për Dosjet dhe vendimin e Kushtetueses
English

Legaliteti shpreh qëndrimin për "Dosjet" dhe vendimin e Kushtetueses

Tiranë, 3 shkurt NOA - Partia "Lëvizja e Legalitetit" thotë se ndjehet thellësisht e indinjuar nga Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Ligjin të Dënimit të Krimeve të Komunizmit.

Nënkryetari i PLL, Murat Basha sot në një dalje të posaçme për mediat, tha se kjo parti vazhdon të jemi konsekuente në qëndrimin për hapjen dosjeve të diktaturës komuniste, dhe pastrimin e administratës shtetërore nga të gjithë ata që në emër të diktaturës dhe luftës së klasave kanë kryer krime karshi shoqërisë shqiptare.

"Që në vitin 2004, nëpërmjet grupit të saj parlamentar, PLL mori një nismë ligjore e cila synonte dënimin e krimeve të komunizmit dhe pastrimin e administratës shtetërore, nismë e cila u rrëzua nga maxhoranca e PS e asaj kohe", - tha Basha. Ndonëse kemi rezervat tona për variantin e fundit të paraqitur nga qeveria dhe të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, - shtoi Basha, - përsëri ne jemi në mbështetje të çdo ligji që synon të dënojë krimet e komunizmit.

Sipas pikëpamjes tonë, dënimi i krimeve të komunizmit dhe shkëputja nga e kaluara, nuk mund të bëhet me masa gjysmake që përjashtojnë përgjegjësitë penale të individëve të implikuar drejtpërdrejt në krime. Ripunimi dhe paraqitja rishtas i ligjit edhe mbi bazën e këtij kriteri, është një domosdoshmëri dhe detyrim moral i maxhorancës aktuale, - vijoi numri 2 i Legalitetit.

Ai theksoi se kjo është një përvojë e njohur e cila është zbatuar me sukses në të gjitha vendet e Evropës ish komuniste, të cilat për hir të së vërtetës, kanë pasur një represion shumë më të butë se Shqipëria.

"Po ashtu, Nurembergu është një shembull i qartë se si mund të dënohet një diktaturë, krimet e saj dhe kriminelët që i kanë kryer ato. Simon Visentali i ndoqi oficerët nazistë deri në fund të botës dhe i çoi ato para drejtësisë. Kurse në Shqipëri kriminelët e diktaturës jo vetëm që janë të lirë, por në një formë apo tjetrën vazhdojnë të gëzojnë po aq pushtet sa kishin në kohën e diktaturës duke rrëzuar edhe ligje që synojnë të rivendosin drejtësinë dhe paqen shoqërore", - përfundoi Basha.

e.r/NOA

KOMENTE