Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lind inspektorati për kontrollin e arsimit parauniversitar
English

Lind inspektorati për kontrollin e arsimit parauniversitar

Tiranë, 4 Shkurt NOA - Me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave ka vendosur krijimin e Inspektoratit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar (IKAP), person juridik, publik dhe buxhetor, në varësi të ministrit të Arsimit dhe Shkencës.

IKAP-ja e ka selinë në Tiranë dhe do të jetë institucion i posaçëm i inspektimit, monitorimi, vlerësimit e këshillimit të cilësisë së arsimit parauniversitar dhe funksionimit të strukturave menaxhuese të tij (shkolla, drejtori arsimore rajonale, zyra arsimore).

Kryeinspektori emërohet, lirohet dhe shkarkohet nga detyra me urdhër të ministrit të Arsimit dhe Shkencës.

Kurse inspektorët emërohen nga kryeinspektori, sipas kritereve dhe procedurave të përcaktuara në ligjin nr.8549, datë 11.11.1999, "Statusi i nëpunësit civil".

IKAP-ja kryen këto funksione kryesore:

a) Inspekton, monitoron, vlerëson, këshillon dhe nxjerr përfundime mbi zhvillimin e procesit mësimor-edukativ, menaxhimin e bazës materialo-didaktike të shkollës;

b) Verifikon pajtueshmërinë e veprimtarisë të institucioneve arsimore me aktet ligjore e nënligjore në fuqi, udhëzimet e ministrit të Arsimit dhe Shkencës për DAR/ZA-t dhe për institucionet shkollore;

c) Monitoron problemet që paraqiten në shkollë me tekstin shkollor;

ç) Monitoron zbatimin e dispozitave normative të shkollës, kodit të etikës së mësuesit, punën e bordit të shkollës si dhe të organeve demokratike të saj;

d) Inspekton zbatimin e rregulloreve të maturës shtetërore dhe provimeve të lirimit.

e.r/NOA

KOMENTE