Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lojërat Olimpike Dimërore, presidenti Topi i dorëzon flamurin Kombëtares
English

Lojërat Olimpike Dimërore, presidenti Topi i dorëzon flamurin Kombëtares

Tiranë, 3 shkurt, NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dorëzuar sot përmes një ceremonie të posaçme flamurin kombëtares sonë përfaqësuese në Lojërat Olimpike Dimërore të cilat do të mbahen në Vankuver.

Kjo është hera e dytë që Shqipëria merr pjesë në këtë aktivitet të rëndësishëm botëror sportiv, duke u prezantuar me skiatorin Erjon Tola, i cili ka mundur të kualifikohet falë rezultateve të arritura në këtë fushë.

"Edhe pse nuk kemi ndonjë trashëgimi dhe disiplinë të theksuar në sportet që paraqiten në lojërat olimpike dimërore, ajo gjithsesi është e pranishme duke premtuar të zërë vendin e saj dhe të ngrejë flamurin kombëtar në sytë e miliona shikuese nga të gjitha anët e botës", tha presidenti i ekipit olimpik shqiptar lidhur me një fakt të tillë.

"Ne përcjellim atje mesazhet e paqes, zhvillimit dhe vlerave më të mira njerëzore që vijnë nga Shqipëria. Prandaj, sa më shumë sportistë të kemi në përfaqësuese, aq më i fortë do të jetë ky mesazh", tha më tej ai.

Ndërsa zv/ministri i Sportit, Dashnor Bajaziti, tha se ministria është e angazhuar që të mbështesë sportin shqiptar në mënyrë që ai të promovohet sa më mirë jashtë vendit.

n.e/NOA

KOMENTE