Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministri i Mbrojtjes Imami, merr pjesë në ministerialin e NATO-s
English

Ministri i Mbrojtjes Imami, merr pjesë në ministerialin e NATO-s

Tiranë, 3 shkurt NOA - Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami do të marrë pjesë në takimin informal të Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, i cili mbahet në Stamboll, Turqi, më datë 4 dhe 5 shkurt.

Gjatë këtij ministeriali do të diskutohen çështje, që kanë të bëjnë me angazhimet e NATO-s.

Pas takimit, ministri i Mbrojtjes do të udhëtojë për në Mynih, Gjermani, ku më datë 6 dhe 7 shkurt do të zhvillohet Konferenca e Sigurisë, me pjesëmarrjen e personaliteteve të politikës evropiane dhe më gjerë.

Gjatë konferencës do të diskutohet mbi të ardhmen e sigurisë evropiane dhe globale si dhe strategjinë dhe misionin e NATO-s.

k.k/NOA

KOMENTE