English

Nga sot deri të premten, bllokohen pikat kufitare në jug me Greqinë për makinat

Kakavijë, 3 shkurt, NOA - Duke nisur që nga ora 23.00 e ditës së sotme, për dy ditë me radhë pikat kufitare me Greqinë në juglindje të vendit tonë do të jenë të bllokuara për të gjitha automjetet, duke qenë të lira vetëm për automjetet.

Shkak për këtë është bërë greva e punonjësve të doganës greke, të cilin nisin protestën e tyre gjatë ditës së sotme dhe do ta përfundojnë të premten.

Kështu, pikat kufitare si ajo e Kakavijës, Tre Urat dhe Çarshova do të jenë të bllokuara, duke filluar nga ora 23:00 e mbrëmjes së sotme deri në orën 23:00 të së premtes.

Lajmi është bërë me dijeni nga burimet policore të Gjirokastrës për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave një gjë e tillë do të ndodhë për shkak të grevës që doganierët e doganës në palën greke.

"Të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë planifikuar lëvizjet për në shtetin grek në këto data të marrin masa për të anuluar dhe mos lëvizur në drejtim të këtyre pikave, për të mos krijuar konfuzion dhe radhë në këto pika", thuhet në njoftimin përkatës të policisë.

n.e/NOA

KOMENTE