English

Pronaret e dy dyqaneve përleshen me njëra-tjetrën

Durrës, 3 Shkurt NOA - Përleshje mes dy femrash në Durrës, teksa punonin pranë dyqaneve të tyre dhe njëra prej tyre përfundoi në spital për ndërhyrje mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur në orën 05.00 të mëngjesit në lagjen nr 4 të qytetit bregdetar, informon korrespondenti i NOA.

V.Xh., 48 vjeçe, lindur e banuese në lagjen Nr.8 Durrës, ka goditur me sende të forta shtetasen 56-vjeçare T.J., banuese në lagjen Nr.3 Durrës.

Gjithçka ndodhi në kohën kur të dyja ishin duke pastruar para lokaleve të tyre në lagjen Nr.4 të qytetit.

Ndërsa pastronin pjesën jashtë dyqaneve që pas pak minutash do të hapeshin, në rrethana të paqarta, ato janë përplasur me fjalë mes tyre dhe më tej ka nisur përleshja.

Policia tha se 48-vjeçarja V.Xh., e plagosi me sende të forta "rivalen" ndaj me mbërritjen e uniformave blu ajo u shoqërua në komisariat dhe tani përballet me akuzën e plagosjes së lehtë me dashje dhe një dosje penale i kaloi për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

a.a/e.r/NOA

KOMENTE